Lëndohet rëndë një grua në vendin e punës, Policia arreston dy të dyshuar në Viti

Policia e Kosovës ka njoftuar se një grua është dërguar për mjekim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, pasi e njëjta është lënduar rëndë në vendin e punës. Rasti ka ndodhur më 10 shtator 2026, në ora 07:35. “Viti / 10.09.2026 – 07:35.

Viktima femër kosovare është dërguar në QKUK për tretman mjekësor, pasi që e njëjta derisa ka qenë në vendin e punës ka pësuar lëndime të rënda trupore”, thuhet në raport. Lidhur me rastin janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje dy të dyshuar meshkuj kosovarë. Ndryshe, Telegrafi merr vesh se rasti ka ndodhur në një qendër tregtare.

Gruaja ka pësuar lëndime pasi është rrëzuar në vendin e saj të punës, në një qendër tregtare në Viti. /Telegrafi/ Kronika e Zezë Lajme Topics: #vendin #grua #policia

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *