Lewandowski bën histori te Barcelona – polaku thyen rekordin e tij

Robert Lewandowski vazhdon të shkruajë histori te Barcelona. Në ndeshjen ndaj Getafes, që katalanasit e fituan 2-0, sulmuesi 37-vjeçar polak regjistroi paraqitjen e tij të 188-të me fanellën blaugrana, duke e kaluar numrin e ndeshjeve që kishte zhvilluar me Borussia Dortmund (187). Lewandowski ka arsye të jetë edhe më i kënaqur me shifrat para portës.

Ai ka realizuar 118 gola për Barcelonën, me mesatare 0.62 gola për ndeshje, duke e tejkaluar bilancin e tij te Borussia Dortmundi, ku shënoi 103 gola (mesatarja 0.55). Këto statistika konfirmojnë se, edhe në vitet e fundit të karrierës, polaku vazhdon të ruajë efikasitet të lartë si golashënues. Megjithatë, rekordi më i madh i Lewandowskit mbetet ai me Bayern Munichun.

Në Gjermani ai luajti për tetë sezone dhe realizoi shifra të jashtëzakonsh

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *