Liga e Kampionëve mbyll xhiron e parë me gjashtë ndeshje – Bayerni dhe Man Utd në aksion

Faza e ligës në Ligën e Kampionëve 2026/27 mbyll sonte (e enjte) xhiron e parë me gjashtë përballje, ku në skenë zbresin disa prej gjigantëve të futbollit evropian. UEFA e ka caktuar këtë të enjte si ditën e fundit të xhiros hapëse, me dy ndeshje në orën 18:45 dhe katër të tjera në orën 21:00. Në orën 18:45, vëmendja kryesore do të jetë te përballja Fenerbahce–Roma, në një duel ku skuadra turke rikthehet në fazën kryesore të Ligës së Kampionëve pas një kohe të gjatë, ndërsa Roma rikthehet në elitën evropiane për herë të parë që nga sezoni 2018/19.

Në të njëjtën kohë, PSV Eindhoven pret Shakhtarin e Donetskut. Mbrëmja premton edhe më shumë spektakël. Në 21:00, Bayern Munich nis aventurën evropiane përballë Bodo/Glimt, ndërsa gjiganti anglez Manchester United pret debutuesin nga Azerbajxhani

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *