Kreu i NISMËS Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka deklaruar se ekziston ende vullneti politik për bashkëpunim dhe ndërtim të një liste të përbashkët për zgjedhjet e 7 qershorit, duke aluduar në mundësinë e bashkëpunimit me Partia Demokratike e Kosovës. Në Debat Plus, Limaj tha se ky vullnet ka ekzistuar edhe në zgjedhjet e dhjetorit dhe vazhdon të jetë prezent edhe tani. Ai theksoi se qëllimi i një bashkëpunimi të tillë do të ishte ndryshimi i qeverisjes dhe krijimi i një alternative politike që, sipas tij, do ta nxirrte vendin nga situata aktuale.
“Ka qenë vullnet edhe në zgjedhjet e dhjetorit, është një vullnet edhe sot. Edhe vendim i dhjetorit i strukturave, është edhe sot. Që vullnet nuk ka mungon.
Jemi të interesuar që të ndërtojmë një listë të përbashkët, për atë që folëm më herët për