Shefja e grupit parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu ka thënë se kjo parti ka ofruar 15 nënshkrime për kandidatin e LDK-së, dhe shtoi se partia e saj nga fillimi ka kërkuar marrëveshje ose konsensus për zgjedhjen e presidentit. Ajo, ka deklaruar se nuk mund t’ia japin votat dikujt që i kap të gjitha institucionet. “E para, i kemi 15 nënshkrime për kandidatin që LDK-ja merr vendim.
Kryetari Abdixhiku ka thënë që mund të jetë Vjosa Osmani dhe në këtë rast asnjë dyshim nuk e kemi, domethënë ne hiç nuk kemi dilema. Ajo që kemi dilemë është që ftesa ishte për me e bë një kandidate të dytë dhe me ia mundësua kandidates së Vetëvendosjes me u zgjedh presidente e Republikës së Kosovës. Çka jemi t’u bë ne, me ia dhanë votat një kryeministri për me i kap krejt shtetin e Kosovës, krejt institu