Një studim i ri i Universitetit të Oxfordit ka rikthyer vëmendjen te rëndësia e kalciumit në ushqyerje, pasi ka treguar se një gotë e madhe qumësht në ditë mund të lidhet me rrezik më të ulët për kancer të zorrës së trashë Një gotë qumësht në ditë mund të ndihmojë në uljen e rrezikut për kancer të zorrës së trashë, tregon studimi më i fundit i madh. Konsumimi i rregullt i qumështit dhe i ushqimeve të tjera të pasura me kalcium mund të ketë efekt mbrojtës ndaj kancerit të zorrës së trashë, sugjeron studimi i madh i Universitetit të Oxfordit, i kryer mbi më shumë se 542.000 gra, të ndjekura mesatarisht për 16 vjet. Shkencëtarët zbuluan se 300 miligramë shtesë kalcium në ditë, që përputhen afërsisht me një gotë të madhe qumësht, lidhen me 17 për qind rrezik më të ulët për zhvillimin e kanceri
Studimi i ri: Një gotë qumësht në ditë mund të ulë rrezikun për kancer të zorrës së trashë