Manchester United barazon rekordin negativ 50-vjeçar pas barazimit me Evertonin Futboll Gazeta Express 07/09/2026 12:59 Manchester United ka barazuar një rekord shqetësues që daton prej 50 vitesh, pasi la pikë në barazimin 2-2 ndaj Evertonit në “Hill Dickinson Stadium”. Skuadra e Michael Carrick ishte shumë pranë një fitoreje të rëndësishme në transfertë, por një gol spektakolar i Ainsley Maitland-Niles në minutat e fundit i mohoi tri pikët. Bryan Mbeumo kaloi Unitedin në epërsi pak pas fillimit të pjesës së dytë, duke realizuar golin e tij të dytë të sezonit.
Tyrique George barazoi për Evertonin shtatë minuta para fundit, ndërsa Benjamin Sesko, i aktivizuar nga banka rezervë, riktheu epërsinë e “Djajve të Kuq” me një goditje me kokë që përfundoi në rrjetën e Jordan Pickford. Megjithatë, n