Mbi 50 mijë personel shëndetësor nga Ballkani Perëndimor kujdesen për të sëmurët në Gjermani

Rreth një e pesta e të punësuarve të përhershëm që në Gjermani kujdesen për të sëmurët, të moshuarit, personat e pafuqishëm dhe me aftësi të kufizuara kanë shtetësi të huaj, ka bërë të ditur sot Agjencia Gjermane e Punësimit, me rastin e Ditës së kujdestarëve dhe infermierëve më 12 maj. Në Gjermani rreth 1 milion e 760 mijë të punësuar kujdesen çdo ditë me orar të plotë ose të pjesshëm për persona të pafuqishëm në spitale, në shërbime ambulatore ose në institucione rezidenciale. Kjo përfaqëson një rritje prej 22 për qind në këtë profesion gjatë dekadës së fundit.

Nga ky numër, 734 mijë punojnë në spitale dhe klinika, ndërsa 843 mijë kujdesen për persona në mënyrë rezidenciale, pra në shtëpitë e tyre. Për shkak të nevojës në rritje për kujdestarë, gjithnjë e më shumë njerëz me shtetësi të h

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *