Ministri gjerman: Arrestohet i dyshuari për sabotim, planifikonte mbi 100 sulme ndaj rrjetit elektrik në Gjermani

Ministri gjerman: Arrestohet i dyshuari për sabotim, planifikonte mbi 100 sulme ndaj rrjetit elektrik në Gjermani Lajme Gazeta Express 11/09/2026 7:06 Ministri i Brendshëm i Renisë Veriore-Vestfalisë, Herbert Reul, ka deklaruar se i dyshuari për sabotimin e rrjetit elektrik në Gjermani planifikonte më shumë se 100 sulme të ngjashme. I dyshuari, i identifikuar si Daniel V., u arrestua të martën në këtë land, pas disa përpjekjeve të dyshuara për sabotim në pjesë të ndryshme të Gjermanisë. Sipas Reul, i dyshuari kishte synuar 40 objekte të energjisë elektrike vetëm në Reninë Veriore-Vestfali.

Në një fletore të sekuestruar nga policia u gjetën shënime për më shumë se 160 objektiva të mundshëm, disa prej tyre edhe në vendet fqinje. Ministri tha se arrestimi mund të ketë parandaluar sulme të tje

Topics: #dyshuari #ministri #sabotim

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *