Rrinim në park, duke qeshur për orë të tëra, duke folur për asgjë. Fëmijëritë e sotme janë digjitale – dhe rezultati është një epidemi vetmie. Nga: Rhiannon Lucy Cosslett / The Guardian Përkthimi: Telegrafi.com Kohët e fundit takova një mik të vjetër – nga ata që i ke njohur aq gjatë saqë liron një ditë të tërë për ta, ashtu siç mund të bëje për një pjesëtar të familjes.
Qeshëm e qeshëm sikur të ishim sërish adoleshentë dhe pimë martini para drekës, ndërsa ndjesia ishte pothuajse siç kishte qenë gjithmonë kur ishim të rinj, përveçse tani mund të përballonim diçka më të mirë se sidri i lirë, dhe ai zotëron një shtëpi e unë jam nëna e dikujt. Një tjetër mike e vjetër – një që e njoh edhe më gjatë, që kur isha gjashtë vjeçe – më përshkroi mua dhe vajzat e tjera që përb