Ndeshje për t’u mbajtur mend: Real Madridi triumfon ndaj Interit, në ndeshjen që solli shumë raste shënimi

Real Madridi ka marrë një fitore spektakolare 2-1 ndaj Interit në një ndeshje të denjë për magjinë e Ligës së Kampionëve, ku nuk munguan rastet, pritjet e jashtëzakonshme dhe emocionet deri në sekondat e fundit. Interi e nisi shumë më mirë takimin dhe që në minutën e tretë Marcus Thuram pati një mundësi të artë, por goditja e tij nga afërsia u ndal nga Thibaut Courtois. Vetëm pak minuta më vonë, Lautaro Martinez provoi me një goditje të bukur nga jashtë zonës, por sërish Courtois ishte në lartësinë e detyrës.

Pavarësisht presionit të Interit, Real Madridi ishte ai që kaloi në epërsi. Në minutën e 14-të, Brahim Diaz asistoi për Kylian Mbappen, i cili u gjend i lirë brenda zonës dhe me një goditje të menjëhershme e dërgoi topin në këndin e poshtëm për 1-0. Interi vazhdoi të kërkonte golin e

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *