Në Ferizaj gushti me më shumë arrestime, trefishohen lëndimet e rënda

Në rajonin e Ferizajt janë rritur arrestimet dhe disa prej veprave penale gjatë gushtit 2026, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Sipas të dhënave të Policisë Rajonale të Ferizajt, gjatë gushtit janë arrestuar 62 persona sipas autorizimeve policore, ndërsa në gushtin e vitit 2025 ishin arrestuar 55, që paraqet rritje prej 12.7 për qind. Ndërkaq, sipas urdhëresave të gjykatës, këtë vit janë arrestuar 93 persona, krahasuar me 88 në vitin 2025, me një rritje prej 5.7 për qind.

Rritja më e madhe vërehet te lëndimet e rënda trupore, nga një rast në gusht të vitit të kaluar në tre raste këtë vit, apo 200 për qind më shumë. Në anën tjetër, kanë shënuar rënie lëndimet e lehta trupore, nga 46 në 38 raste, dhuna në familje, nga 28 në 23 raste, si dhe vjedhjet, nga 34 në 24 raste. Nd

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *