Në fotografi mbeti lufta, në ekspozitë kujtesa – Në Galerinë e Arteve në Prishtinë prezantohet “Ditari i një fotografi të luftës”

Qindra qytetarë u mblodhën të mërkurën mbrëma në Galerinë e Arteve në Prishtinë, në inaugurimin e ekspozitës “Ditari i një fotografi të luftës”, të autorit Visar Kryeziu. Ekspozita është realizuar në kuadër të platformës “Liria ka Emër”, kuratore e së cilës është artistja dhe deputetja Eliza Hoxha, dhe sjell përmes fotografisë një pjesë të kujtesës së luftës së Kosovës, duke dokumentuar momente nga një prej periudhave më të rëndësishme të historisë së vendit. I pranishëm në inaugurim ishte edhe Telegrafi, ndërsa autori i ekspozitës, Visar Kryeziu, nuk i fshehu emocionet teksa foli për punën e tij dhe rëndësinë që këto fotografi kanë për të.

“Ekspozita ‘Ditari i një fotografi të luftës’ ka të bëjë me një kujtesë, me një dëshmi të një periudhe të lavdishme të popullit tonë. Unë jam munduar t

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *