Një paraqitje e dobët dhe e papranueshme e gjyqtarëve u pa në ndeshjen PSG – Bayern Munich, ku në qendër të kritikave janë vendosur gjyqtari kryesor zviceran Sandro Scharer dhe ai spanjoll Del Cerro Grande, i cili ishte përgjegjës për VAR-in. Sipas vlerësimeve nga faqja e specializuar pwr vendimet e gjyqtarwve Archivo VAR, Scharer bëri tri gabime serioze brenda zonave të penalltisë, ndërsa nga dhoma e VAR-it Del Cerro Grande u konsiderua përgjegjës për dy gabime Tri rastet që ndezën polemikat Ndeshja prodhoi tri situata të mëdha të diskutueshme, të gjitha brenda zonës së penalltisë. Rasti i parë lidhet me penalltinë e akorduar pas një ndërhyrjeje me taka të ngritura të Luis Diaz ndaj Willian Pacho.
Edhe pse në pamje të parë mund të duket si penallti, theksi vendoset te fakti se Diaz ishte