Komisionerja e Bashkimit Evropian për zgjerim, Marta Kos ka deklaruar se zgjerimi drejt Ballkanit Perëndimor mbetet prioritet i BE-së, duke theksuar se të gjitha vendet e rajonit kanë perspektivë të qartë anëtarësimi. Ajo ka thënë se nëse vendet kandidate përmbushin detyrimet e tyre, edhe BE-ja do të ecë përpara në procesin e integrimit. “Do të diskutojmë tema kyçe gjeopolitike sot, duke filluar me Ballkanin Perëndimor, dhe kam një mesazh shumë të qartë: ka vend për të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian”, ka deklaruar Kos.
Ajo theksoi se zgjerimi është prioritet i BE-së dhe se procesi po vazhdon me hapa konkretë. “Zgjerimi është prioritet për Bashkimin Evropian, dhe nëse kandidatët tanë përmbushin detyrimet, atëherë edhe ne duhet të përmbushim tonat, dhe ne po i pë