Ish-presidentja Vjosa Osmani ka deklaruar se qytetarët ishin ata që e bindën për t’u kthyer në listën e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Në një video në rrjetet sociale, Osmani ka shfaqur disa qytetarë që i bënin thirrje që të kthehej në LDK. LDK vendos, Osmani kandidate për presidente dhe bartëse e listës, Abdixhiku kandidat për kryeministër Sipas saj, këto thirrje e bindën që të kthehet në partinë e vjetër.
“Ju dëgjova, prandaj po bashkohemi”, ka deklaruar Osmani në një videoadresim. ‘’Për muaj të tërë kam ecur në çdo cep të Kosovës. Jam mirëpritur në shtëpitë tuaja, kam dëgjuar hallet tuaja, kam parë zhgënjimin në sytë e njerëzve të ndershëm.
Ju ftoj nesër, të dielën, në orën 18:00 në AMC Hall, le t’i bashkojmë zemrat dhe ëndrrat, le të bashkohemi të gjithë’’, ka shtuar Osman