Nicola Peltz tërhoqi gjithë vëmendjen në tapetin e kuq në Venecia, ku u shfaq krah bashkëshortit të saj, Brooklyn Beckham, pak pasi u nderua me çmimin “Rising Star”. Aktorja 31-vjeçare zgjodhi një fustan të gjatë blu kobalti nga Balenciaga, me një prerje të veçantë në pjesën e sipërme dhe një bisht të gjatë. Ajo e mbajti pjesën tjetër të dukjes minimale, duke i lënë fustanit të ishte në qendër të vëmendjes, shkruan DailyMail.
Brooklyn, 27 vjeç, u shfaq elegant me smoking të zi dhe gjatë pozimit për fotografët i dhuroi Nicolës një puthje në faqe, ndërsa e mbajti pranë vetes. Disa orë më herët, Nicola kishte marrë çmimin “Rising Star” në një ceremoni të zhvilluar në kopshtet e Casa Cinema Giovani. Për këtë moment, ajo kishte zgjedhur një fustan të gjatë të zi, të cilin e kombinoi me vathë me
Topics: #venecia #nicola #peltz