Ekonomia e dërrmuar, numri i madh i viktimave dhe shumë pak përfitime territoriale – nuk është çudi që edhe mbështetësit më të fuqishëm të Putinit po japin shenja alarmi. Nga: Rajan Menon / The Guardian Përkthimi: Telegrafi.com Më 9 maj, Rusia mbajti paradën e saj ikonike vjetore të Ditës së Fitores, për të nderuar sakrificat e ushtarëve dhe civilëve të saj gjatë luftës katërvjeçare kundër Gjermanisë naziste. Kur presidenti Vladimir Putin pushtoi Ukrainën më 24 shkurt 2022, ai nuk parashikoi një luftë që do të zgjaste më shumë se sa përballja epike e Ushtrisë së Kuqe kundër Vermahtit.
Por, lufta e tij vazhdon. Më keq akoma, ajo po dështon dhe po kërcënon kontrollin e tij mbi pushtetin. Pavarësisht mburrjeve të Putinit se trupat ruse po përparojnë në çdo front, edhe blogerët ushtarakë