​Pas manipulimit të votave, KQZ me mekanizëm për kontrollin e fletëvotimeve

Deri në 10% të vendvotimeve do të rinumërohen nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve gjatë zgjedhjeve të ardhshme, kurdo që ato mbahen, për t’u siguruar që numëruesit e votave kanë evidentuar me saktësi rezultatin e fletëvotimeve. Ky mekanizëm kontrolli është miratuar me urgjencë dje nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, dy ditë para përfundimit të afatit kushtetues për zgjedhjen e presidentit të Kosovës, dështimi i të cilit do të çojë vendin në zgjedhje të jashtëzakonshme. Në zgjedhjet e fundit parlamentare të mbajtura më 28 dhjetor, procesi zgjedhor u ballafaquar me parregullsi në numërim të votave të kandidatëve për deputetë.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka thënë për KosovaPress, se mekanizmi i kontrollit të numërimit të votave të kandidatëve për deputetë është ideuar për të adresuar pro

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *