PDK sërish me aksion para Qeverisë

PDK sërish me aksion para Qeverisë Lajme Gazeta Express 04/09/2026 7:14 Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) do të vazhdojnë edhe sot aksionin e tyre, duke bllokuar hyrjen e ndërtesës së Qeverisë së Kosovës. Sipas një njoftimi për media, PDK-ja, së bashku me aktivistët e saj, do të nisë bllokimin e hyrjes së Qeverisë nga ora 07:30 e mëngjesit. PDK po kërkon që kryeministri në detyrë, Albin Kurti, t’i kthehet Kuvendit të Kosovës dhe të thërrasë seancën për konstituimin e legjislaturës.

PDK-ja e konsideron të domosdoshme zhbllokimin e procesit të konstituimit të Kuvendit, në mënyrë që institucionet e vendit të mund të funksionalizohen. Topics: #pdk #aksion #para

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *