Peci: “Nga betonizimi në gjelbërim” nuk ishte vetëm premtim

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Faton Peci, ka thënë se premtimi për transformimin e hapësirave publike, “nga betonizimi në gjelbërim”, nuk ka mbetur vetëm në fjalë. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Peci ka theksuar se në këtë drejtim po zbatohet ligji, po respektohet rendi dhe po mbrohet e valorizohet prona komunale dhe publike. “‘Nga betonizimi në gjelbërim’ nuk ishte vetëm premtim!

Ligji zbatohet, rendi respektohet, prona komunale dhe publike mbrohet e valorizohet!”, ka shkruar Peci. Peci kishte përfshirë në vizionin e tij për Mitrovicën rritjen e hapësirave të gjelbra dhe numrit të drunjve, rigjenerimin e parkut të qytetit dhe krijimin e hapësirave publike më funksionale. /Telegrafi/ Lajme Rajoni i Mitrovicës Mitrovica Mitrovica Topics: #peci #nga #betonizimi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *