Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda në Policinë e Kosovës ka bërë të ditur se më 8 maj 2026 ka pranuar në trajtim një informacion lidhur me një kanosje ndaj Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, të publikuar në rrjete sociale nga profili “Severna Brigada”, e njohur edhe si “Brigada e Veriut”, organizatë e shpallur terroriste nga institucionet e Republikës së Kosovës. Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, në koordinim me Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK) janë ndërmarrë menjëherë veprime intensive hetimore, me mbështetjen e Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Kibernetike. Kërcënimi ndaj Kurtit, Ibishi: Pas “Brigadës së Veriut” qëndrojnë inteligjenca serbe dhe ruse “Është konstatuar se kanosja është publikuar përmes llogarisë facebook.com/sever
Policia e Kosovës: Kërcënimi ndaj Kurtit erdhi nga qyteti i Kralevës në Serbi