Arsenal mund të befasojë në afatin veror, pasi sipas raportimeve në Angli po shqyrton mundësinë që të shesë Ethan Nwanerin, ndonëse më herët talenti konsiderohej pjesë e planeve afatgjata të klubit. Mediat bëjnë të ditur se “Topçinjtë” tashmë janë të hapur të dëgjojnë oferta në vlerën 35-40 milionë funte për 19-vjeçarin, pas një huazimi të vështirë te Olympique de Marseille. Nwaneri iu bashkua klubit francez në janar në formë huazimi, por nuk arriti të lërë gjurmë të mëdha, duke regjistruar dy gola dhe një asistim në 11 paraqitje në të gjitha garat.
Raportohet se mesfushori ofensiv shkoi në Marseille me idenë se do të punonte nën drejtimin e Roberto De Zerbit, por trajneri italian u largua nga klubi në shkurt dhe më pas u emërua te Tottenham Hotspur. Ndërkohë, trajneri aktual i Marseille,