Rama: Shqipëria i ka plotësuar detyrat e shtëpisë për integrimin në BE

Duke folur nga podcasti i tij këtë të dielë, kryeministri Edi Rama tha se Shqipëria është më afër se kurrë Bashkimit Evropian ndërsa u shpreh se objektivi është i arritshëm me angazhim dhe vullnet. Ai theksoi se Komisioni Evropian dhe vendet anëtare ndodhen në një fazë ku po diskutojnë raportin e Komisionit ndërsa u shpreh se raporti thotë se Shqipëria i ka plotësuar të gjitha detyrat e shtëpisë. Rama tha se vendi është në një proces të pandalshëm reformash dhe transformimesh që po e afrojnë Shqipërinë gjithnjë e më shumë me objektivin historik të anëtarësimit në Bashkimin Europian ndërsa njëkohësisht po forcojnë sundimin e ligjit, transparencën dhe mirëqeverisjen.

“Negociatat kanë avancuar me ritëm, kapitujt janë hapur në kohë rekord, marrëdhënia me Bashkimin Europian ndërtohet ditë pas d

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *