Paris Saint-Germain ka siguruar kualifikimin në finalen e Ligës së Kampionëve, pasi eliminoi Bayern Munichun në gjysmëfinale. Pas ndeshjes, Khvicha Kvaratskhelia e vlerësoi maksimalisht suksesin e ekipit dhe e pranoi se përballja me kampionët gjermanë ishte prova më e vështirë e sezonit. “Jemi shumë të lumtur që jemi në finale.
E dimë që do të jetë e vështirë ndaj Arsenalit. Bayern është një nga skuadrat më të mira për momentin, ishte shumë e vështirë, sfida më e fortë e sezonit. Ne treguam se mund të luajmë kundër skuadrave të tilla”, deklaroi ai.
Sulmuesi gjeorgjian theksoi edhe krenarinë e grupit për një tjetër arritje madhore dhe e cilësoi finalen si ndeshjen më të rëndësishme të karrierës për të gjithë lojtarët. “Jemi shumë krenarë që ia dolëm sërish. Duhet të jemi gati për finale, ës