Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka reaguar sot në 3 shtator lidhur me disa raportime për çaktivizimin apo kufizimin e disa llogarive në rrjetet sociale, të cilat dyshohet se kanë qenë aktive në protestat kundër qeverisë. Rama i ka cilësuar këto pretendime si një “gënjeshtër të madhe” dhe ka mohuar çdo përfshirje të qeverisë. Kreu i ekzekutivit deklaron se institucionet që drejton nuk kanë asnjë lidhje me mbylljen apo kufizimin e profileve në rrjetet sociale.
Kryeministri thekson gjithashtu se qeveria nuk zotëron kapacitetin teknik për të kryer operacione të tilla. Në reagimin e tij, Rama ka kritikuar ashpër kundërshtarët politikë dhe ata që, sipas tij, po përdorin propagandë për të krijuar akuza ndaj qeverisë. Kreu i qeverisë ka ngritur dyshime se pas këtyre zhvillimeve mund të qëndrojn