Rama zyrtarizon largimin e Lamallarit, poston video me Demon dhe ish-Ministrin: Po bëjmë lëvizje në skuadër, Besforti do punojë me mua

Kryeministri Edi Rama ka zyrtarizuar ndryshimin në drejtimin e Ministrisë së Brendshme, me Besfort Lamallarin që largohet nga posti i ministrit dhe Ervin Demo që merr drejtimin e dikasterit. Në një takim të zhvilluar në Kryeministri, Rama tha se ndryshimi është pjesë e një riorganizimi të skuadrës qeverisëse. Sipas tij, Lamallari do të vijojë angazhimin në Kryeministri, ndërsa Demo, ministri i deritanishëm për Pushtetin Vendor, do të marrë përgjegjësinë për Ministrinë e Brendshme, raporton euronews.al “Kemi vendosur të bëjmë një lëvizje në skuadrën që është në fushë”, u shpreh Rama, duke e cilësuar Lamallarin si një figurë me integritet dhe me eksperiencë të vlefshme për vijimin e punës në Kryeministri.

Kryeministri vlerësoi punën e Lamallarit në drejtimin e Ministrisë së Brendshme, ndërsa

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *