Sulmuesi Brajan Gruda do t’i thotë lamtumirë RB Leipzigut këtë të shtunë pasi i skadon huazimi te skuadra gjermane nga Brightoni. Gruda ka dhënë paraqitje pozitive me Leipzigun në këtë periudhë, megjithatë klubi gjerman raportohet se nuk ka buxhet për ta blerë përfundimisht shqiptarin që po ëndërron ftesë nga Gjermania. Gazetari Florian Plettenberg raporton se Gruda fillimisht do të rikthehet te Brightoni, por gjasat janë reale që ta huazojnë diku tjetër me obligim blerje.
“Brajan Gruda do t’i thotë zyrtarisht lamtumirë RB Leipzigut të shtunën. Huazimi skadon dhe nuk ka ndonjë opsion blerje”. “Leipzigu është i lumtur me të, por tani do të rikthehet pas tre golave e tre asistimeve.
Një tjetër huazim nuk është opsion për Brightonin, vetëm në rast që është obligim blerje”. “Për një blerje të