Pritjes i erdhi fundi. Sonte (e martë) nis faza e ligës së Ligës së Kampionëve dhe nata e parë sjell menjëherë disa përballje që premtojnë spektakël. Mbrëmja hapet në Belgjikë, ku Club Brugge pret Aston Villan.
Dy skuadra që duan ta nisin me këmbën e mbarë dhe tri pikët në këtë përballje mund të jenë shumë të rëndësishme në llogaritë e fazës së ligës. Në Athinë, AEK-u përballet me LASK-un. Një duel ku vendasit synojnë të shfrytëzojnë faktorin fushë dhe ta nisin aventurën evropiane me fitore.
Pa dyshim, ndeshja që tërheq më së shumti vëmendjen. Real Madridi dhe Interi përballen që në xhiron e parë, në një duel që sjell dy emra të mëdhenj të futbollit evropian. ‘Santiago Bernabeu’ pritet të jetë në qendër të vëmendjes për këtë supersfidë.
The Champions. pic.twitter.com/3gkegUjSem — UEFA Cham