Rilindja kundërpërgjigjet pas akuzave të Arbërisë: Nuk do të tolerojmë shpifje Futboll Gazeta Express 05/09/2026 23:27 Përplasja mes KF Rilindjes dhe KF Arbërisë ka vazhduar edhe pas përfundimit të ndeshjes, me të dy klubet që kanë reaguar publikisht për ngjarjet e ndodhura pas takimit. Fillimisht ishte KF Arbëria që publikoi një komunikatë zyrtare, duke dënuar atë që e cilësoi si incident të rëndë pas ndeshjes. Klubi pretendoi se “persona zyrtarë të klubit kundërshtar, së bashku me disa tifozë”, kishin sulmuar pjesëtarë të stafit dhe futbollistë të Arbërisë.
Sipas Arbërisë, disa lojtarë dhe pjesëtarë të stafit kishin pësuar lëndime dhe kishin marrë tretman mjekësor nga ekipet e Ndihmës së Shpejtë, ndërsa klubi kërkoi nga Federata e Futbollit të Kosovës dhe Policia e Kosovës që ta hetonin