Liverpool raportohet se ka kontaktuar Real Madridin për të marrë informacione rreth Xabi Alonsos, teksa vazhdon paqartësia për të ardhmen e trajnerit Arne Slot. Sipas “AS”, “The Reds” po i vlerësojnë opsionet e mundshme për stolin, pas një sezoni zhgënjyes pavarësisht investimeve të mëdha në skuadër, ndërsa Alonso është një nga emrat që po merret seriozisht në konsideratë. Raportimi thotë se Liverpool ka bërë pyetje në Valdebebas, duke kërkuar një pasqyrë më të qartë mbi profilin dhe punën e Alonsos, si pjesë e diskutimeve të brendshme për një pasues të mundshëm të Slot.
Po ashtu, klubi anglez thuhet se ende nuk ka marrë një vendim për drejtimin afatgjatë, ndaj po zhvillon “kontrolle prapaskenash” edhe për kandidatë të tjerë, para se të përcaktojë strategjinë finale. Alonso, i cili u largu