​Sekuestrohen 9 vetura, dyshohet se u përfituan me mashtrim kompjuterik

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka bërë të ditur se në kuadër të hetimeve që po zhvillohen nga Departamenti i Përgjithshëm, ka sekuestruar nëntë automjete që dyshohet se janë përfituar përmes veprës penale “Mashtrimi kompjuterik”. Sipas një njoftimi, automjetet e sekuestruara janë të markave të ndryshme, përfshirë tre vetura të tipit “Seat Leon”, dy “Volkswagen Polo”, një “Golf 8”, një “Audi A6”, një “Volkswagen Jetta” dhe një “Peugeot 2008 Allure”. Prokuroria ka bërë të ditur se për këtë pasuri është lëshuar urdhër për ndalim të përkohshëm, me qëllim sigurimin e saj deri në përfundim të procedurës penale.

Sipas autoriteteve, automjetet dyshohet se janë përfituar përmes veprës penale të “Mashtrimit kompjuterik”, të paraparë me nenin 277/K të Ligjit për plotësimin dhe ndryshimin e Kodit P

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *