Sekuestrohen armë, granatë dore dhe mbi 100 fishekë në Pejë

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë javës së kaluar janë sekuestruar armë dhe municion në disa aksione të ndara në rajonin e Pejës. Sipas Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë, operacionet janë zhvilluar në lokacione të ndryshme në periudhën nga 18 deri më 26 prill 2026. “Gjatë kësaj periudhe janë sekuestruar 7 armë, 1 granatë dore, 114 fishekë dhe 8 karikatorë”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Policia thekson se këto aksione janë pjesë e angazhimit të vazhdueshëm për parandalimin e veprimtarive të paligjshme dhe rritjen e sigurisë publike. “Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë mbetet e përkushtuar në luftimin e dukurive negative dhe garantimin e rendit dhe sigurisë publike”, përfundon komunikata. /Telegrafi/ Kronika e Zezë Lajme Lokale Topics: #dhe #dore #policia

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *