Serbia abstenoi për hartën e re në OKB, me arsyetimin se Kosova paraqitet si shtet i pavarur Lajme Gazeta Express 07/09/2026 6:53 Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka miratuar këtë javë një rezolutë që promovon përdorimin e një harte të re të botës, e cila synon të paraqesë më saktë madhësinë relative të kontinenteve, veçanërisht të Afrikës. Rezoluta “Correct the Map” u miratua me shumicë dërrmuese prej 164 votash pro. Shtetet e Bashkuara të Amerikës ishin vendi i vetëm që votuan kundër, ndërsa gjashtë shtete abstenuan: Serbia, Estonia, Gjeorgjia, Lituania, Moldavia dhe Ukraina.
Por, në rastin e Serbisë, sipas një përgjigjeje të Ministrisë së Punëve të Jashtme të këtij vendi për BBC-në në gjuhën serbe, arsyeja e abstenimit lidhet me Kosovën. Harta e promovuar përmes rezolutës
Topics: #serbia #abstenoi #okb