Agjencia e Metrologjisë së Kosovës (AMK), përkatësisht Komisioni Verifikues për njehsorët elektrikë i themeluar nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI), pas verifikimit laboratorik të 16 njehsorëve elektrikë të konsumatorëve, që kanë paraqitur ankesa, janë konstatuar një sërë parregullsish. Sipas rezultateve të verifikimit, në 6 raste është konstatuar se njehsorët elektrikë kishin afat të skaduar të verifikimit, ndërsa në 6 raste të tjera janë evidentuar devijime në orë dhe datë. Vazhdojnë inspektimet e IQMT-së për verifikimin e njehsorëve elektrikë, 9 kontrolle në Gjilan e Mitrovicë Po ashtu, në një rast është konstatuar heqje e miratimit të tipit të njehsorit elektrik, ndërsa 3 njehsorë të tjerë vazhdojnë të jenë në procedurë të verifikimit laboratorik
Sërish konstatohen parregullsi në njehsorë, 35 mijë euro gjobë për KEDS-in