Shasivari: Pavarësia na bashkon, drejtësia na barazon, Evropa është e ardhmja jonë Maqedoni Gazeta Express 08/09/2026 10:56 Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, me rastin e 8 Shtatorit – Ditës së Pavarësisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, uroi të gjithë qytetarët, duke theksuar se pavarësia është një arritje historike, por njëkohësisht edhe përgjegjësi e përbashkët për ndërtimin e një shteti të fortë, të drejtë dhe evropian. „Pavarësia është një nga arritjet më të rëndësishme të historisë sonë moderne, por mbi të gjitha është përgjegjësi që çdo ditë ta ndërtojmë dhe ta forcojmë shtetin tonë“, theksoi Shasivari. Sipas tij, një shtet i fortë është ai ku ligji është i barabartë për të gjithë, drejtësia është e pavarur, ndërsa institucionet janë profesionale, të përgjegjshme dhe të b
Topics: #shasivari #bashkon #barazon