Departamenti amerikan i Shtetit ka miratuar të mërkurën një shitje të mundshme në vlerë prej 621.9 milionë dollarësh për pajisje dhe shërbime që lidhen me mirëmbajtjen e avionëve luftarakë F-16 të Ukrainës. Sipas njoftimit zyrtar, blerja do të financohet përmes programit JUMPSTART, me mjete të siguruara nga Belgjika, Danimarka, Holanda dhe Norvegjia, transmeton Telegrafi. “Ukraina do t’i përdorë fondet e programit JUMPSTART – Shërbime, Trajnime dhe Pajisje me Afat të Shpejtë për Programin Shumëkombësh të Ukrainës – për këtë blerje.
Në këtë transferim nuk do të përfshihen fonde nga SHBA-ja”, thuhet në deklaratën e Departamentit të Shtetit. Paketa përfshin pajisje me aktivizim përmes fishekëve dhe pajisje me aktivizim përmes ngarkesave shtytëse, pajisje laboratorike, si dhe mbështetje për tr