SHBA-të sulmojnë tankerë iranianë pas përpjekjeve për sulm ndaj anijes luftarake të Marinës

Përplasja SHBA-Iran po hyn në një fazë edhe më të rrezikshme: forcat amerikane kanë goditur disa cisterna nafte iraniane, pasi Irani tentoi të sulmonte me raketa një anije të Marinës amerikane në rajon. Sulmet amerikane u kryen të martën dhe shënjestruan disa cisterna iraniane që, sipas zyrtarëve amerikanë, kanë lidhje me Gardën Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC). Një zyrtar amerikan tha se goditjet erdhën si përgjigje ndaj përpjekjeve të Iranit për të sulmuar një anije luftarake amerikane.

Sulmet iraniane nuk arritën të godisnin anijen amerikane dhe, sipas zyrtarit, asnjë personel amerikan nuk u plagos, transmeton Telegrafi. Raportimet e mediave iraniane bëjnë të ditur se disa cisterna u goditën pranë portit Jask dhe në zonën e ishullit Kharg, një prej qendrave kryesore të industrisë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *