Shpenzimet qeveritare arritën nivel rekord në tremujorin e dytë Lajme Gazeta Express 03/09/2026 12:43 Shpenzimet e Qeverisë së Përgjithshme janë rritur për më shumë se 213 milionë euro në tremujorin e dytë të vitit 2026 krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ndërsa për herë të parë në këtë krahasim shpenzimet kanë kaluar edhe shumën e të hyrave të realizuara gjatë tremujorit, veccse te rritja bëhet fjalë për 2.1 milionë euro.Kështu tregojnë të dhënat e fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK). Sipas ASK-së, Qeveria e Përgjithshme ka shpenzuar 997.9 milionë euro në periudhën prill-qershor 2026, ndërsa në tremujorin e dytë të vitit 2025 shpenzimet ishin 784.9 milionë euro. “Gjithsej shpenzimet e Qeverisë së Përgjithshme në TM2 2026 ishin 997.9 milion Euro, ndërsa sh
Shpenzimet qeveritare arritën nivel rekord në tremujorin e dytë