Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi se është informuar për rastet e hantavirusit dhe se situata, sipas tij, mbetet “nën kontroll”. “Shpresojmë se është shumë nën kontroll”, u tha Trump gazetarëve në Uashington. Ai shtoi se çështja po trajtohet nga ekipe të specializuara.
“Kemi shumë njerëz, shumë njerëz të shkëlqyer, që po e studiojnë. Shpresojmë që gjithçka të shkojë mirë”, u shpreh presidenti amerikan. I pyetur nëse qytetarët duhet të shqetësohen për përhapjen e mundshme të sëmundjes, Trump u përgjigj: “Shpresoj që jo”, duke theksuar se autoritetet po bëjnë “më të mirën e mundshme”.
Ndërkohë, Qendrat amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) e kanë klasifikuar shpërthimin e hantavirusit si reagim emergjent “Niveli 3”, niveli më i ulët i aktivizimit të emergjen