Mundësia për një marrëveshje të afërt për t’i dhënë fund konfliktit mes SHBA-së dhe Iranit duket sërish e pamundur, ndërsa palët ndërluftuese po shkëmbejnë sulme dhe retorikë të ashpër e të pakompromis. Sulmet vijnë disa ditë pasi SHBA-ja njoftoi se po hynte në një fazë të re – një bllokadë të gjerë ekonomike ndaj Iranit dhe vendeve që tregtojnë me të. Synimi i SHBA-së ishte ta detyronte Iranin të negocionte dhe t’i jepte fund sulmeve ndaj anijeve në Ngushticën e Hormuzit, shkruan bbc.
Kjo rrugë kryesore për transportin tregtar detar është praktikisht e mbyllur që nga fillimi i konfliktit mes SHBA-së, Izraelit dhe Iranit në shkurt. Një Memorandum Mirëkuptimi (MoU), të cilin të dyja palët e nënshkruan në qershor dhe që synonte të çonte në një armëpushim të përhershëm dhe një marrëveshje bre