Një ngjarje skandaloze ka ndodhur para derbit të 180-të të përjetshëm mes Crvena Zvezdës dhe Partizanit në kuadër të xhiros së tetë të Superligës së Serbisë. Para fillimit të ndeshjes, tifozët e Partizanit nisën thirrjet në mbështetje të Ratko Mlladiqit, ish-komandantit të Ushtrisë së Republikës Srpska, i cili është dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë në Hagë për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Situata mori përmasa edhe më skandaloze kur, para fillimit të ndeshjes në stadiumin “Rajko Mitiq”, u mbajt një minutë heshtje për Mlladiqin, e shoqëruar me koreografi në tribunat e stadiumit.
🫡 🔴⚪️ #fkcz pic.twitter.com/n0IwG1NDTu — FK Crvena zvezda (@crvenazvezdafk) September 6, 2026 Mlladiqi u shpall fajtor në Hagë për përgjegjësinë e tij n