Sot nuk do të ketë kufizim të qarkullimit për kamionët me peshë mbi 20 tonë Lajme Gazeta Express 03/09/2026 8:03 Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit, ka njoftuar se nesër nuk do të ketë kufizim të qarkullimit për automjetet e transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë. Në njoftim shtohet se, bazuar në parashikimin zyrtar të temperaturave, për sot nuk pritet të plotësohen kushtet e përcaktuara në vendimin e ministrisë. “Ministria do të vazhdojë të monitorojë çdo ditë parashikimet meteorologjike dhe do të njoftojë me kohë qytetarët dhe operatorët ekonomikë për çdo rast kur plotësohen kushtet për zbatimin e këtij vendimi,” thuhet në njoftimin e ministrisë.
Topics: #nuk #sot #kufizim