Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës do të vazhdojë sot, më 9 shtator, ndërkaq në rend dite janë zgjedhja e kryetarit të Kuvendit dhe nënkryetarëve. Seanca do t’i vazhdojë punimet nga ora 11:00. Seanca konstituive e Legjislaturës XI nisi më 6 gusht 2026, por nuk u përmbyll.
Deputetët ka dhënë betimin, ndërsa procesi mbeti pa përfunduar pasi Lëvizja Vetëvendosje, si partia që ka fituar zgjedhjet nuk prezantoi kandidatin për kryeparlamentar. Telegrafi.com do të raportojë në kohë reale për të gjitha zhvillimet nga seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës. 09/09/2026 09:52- “Kushtetuta mbi kalkulimet partiake”, Ramadani: Sot do të shihet nëse kemi rast të ri për Kushtetuese Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani ka reaguar para seancës së sotme të Kuvendit, duke thënë se sot do të shihet nëse