Studimi që po bën xhiron e botës, çfarë ndodh në ajër sa herë që lëshojmë ujin e tualetit?

Një veprim që e bëjmë çdo ditë mund të jetë duke shpërndarë grimca mikroskopike në ajrin që thithim. Shkencëtarët tani kanë një këshillë të thjeshtë: mbylleni kapakun para se të shtypni butonin e shkarkimit. Një studim i ri nga studiuesit e Flinders University ka zbuluar se shpëlarja e tualetit mund të krijojë aerosole dhe bioaerosole që përhapen në ajrin përreth dhe, në disa raste, arrijnë deri në lartësinë e frymëmarrjes së një të rrituri.

Studiuesit analizuan 22 studime të mëparshme për të kuptuar se si krijohen dhe shpërndahen këto grimca gjatë shpëlarjes. Sipas analizës, turbulenca e krijuar nga rrjedha e ujit mund të bëjë që pika shumë të imta të kalojnë në ajër dhe të qëndrojnë pezull për një periudhë kohe. Në disa prej studimeve të shqyrtuara, grimcat u regjistruan në lartësi deri

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *