Sulmohet me armë zjarri gjenerali rus, Ukraina e kuzoi për goditjen e spitalit pediatrik në Kiev Lajme Gazeta Express 04/09/2026 8:29 Një oficer i lartë i ushtrisë ruse është bërë shënjestër e një atentati në Rusi. Ukraina e kishte akuzuar atë se kishte urdhëruar sulmin me raketa ndaj një spitali pediatrik në Kiev. Sipas raportimeve, gjenerali Nikolai Varpakhovich u qëllua disa herë në qytetin Engels, në Rajonin e Saratovit.
Ai është komandant i Divizionit të 22-të të Bombarduesve të Rëndë të Forcave Hapësinore Ruse. Komiteti Hetues Rus bëri të ditur se ka hapur një hetim për tentativën për vrasjen e një ushtaraku, por nuk publikoi identitetin e personit të sulmuar. Mediat ruse dhe disa kanale në Telegram raportuan se objektivi ishte Varpakhovich.
Gjenerali arriti t’i mbijetonte atentatit