Albi Mall Superliga e Kosovës vazhdon këtë javë me xhiron e 33-të, ku nuk pritet të mungojnë duelet e forta dhe tejet interesante. Gjatë ditës së sotme (e shtunë) sipas planprogramit do të zhvillohen dy ndeshje, të dyja me fillim nga ora 16:00. Vëmendja kryesore është te derbi mes Dritës dhe Ballkanit që do të luhet në stadiumin me bari sintetik në Gjilan.
Duke marrë parasysh se Drita kryeson me tetë pikë më shumë se Ballkani i vendit të dytë, vendasit me një fitore eventuale do t’i afroheshin shumë afër titullit, ndërsa shpresat e mysafirëve në këtë aspekt do të veniteshin me një humbje. Në takimin e fundit mes këtyre dy skuadrave këtë sezon Ballkani kishte triumfuar me rezultat 3-0 në Suharekë. Dueli i dytë po ashtu me një rëndësi të madhe është ai mes Drenicës dhe Gjilanit.
‘Shqiponjat