Të shtunën me shi dhe shkarkime rrufesh, të dielën stabilizim i motit

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se fundjava do të jetë me shi dhe diell. IHK njofton se të shtunën mbi vendin tonë do të mbajë mot kryesisht i vranët, por me intervale të herëpashershme me diell. Gjatë orëve të ditës, vranësirat konvektive pritet që lokalisht të shoqërohen me riga shiu dhe shkarkime rrufesh, kryesisht në disa zona të kufizuara.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7–10°C, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16–19°C. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit me shpejtësi prej 1–11 m/s. Ndërkaq, për të dielën parashihet mot me vranësira të ndryshueshme dhe intervale më të gjata me diell, si pasojë e stabilizimit gradual të kushteve atmosferike.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6–9°C, ndërsa

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *