Një trajner që po synohet nga Chelsea, mbanë bisedime me një klub tjetër anglez Futboll Gazeta Express 09/05/2026 15:00 Një nga objektivat e raportuara të Chelseat për postin e trajnerit të ri ka zhvilluar bisedime private me një klub tjetër të Premierligës. “Blutë” ende po kërkojnë zëvendësuesin e përhershëm të Liam Rosenior, i cili u shkarkua muajin e kaluar. Trajneri i ekipit të parë, Calum McFarlane, ka marrë përkohësisht drejtimin, por Chelsea pritet të shikojë opsione të tjera për emërimin e ri.
Emra si Andoni Iraola dhe Cesc Fàbregas janë lidhur fuqishëm me këtë post, ndërsa Xabi Alonso është aktualisht pa punë pasi u shkarkua nga Real Madridi dhe, sipas raportimeve, është ende në listën e pagave të klubit deri në fund të sezonit. Iraola, ndërkohë, ka njoftuar se do të largohet nga