Mot me shi në Shqipëri

Shqipëria sot do të ndikohet nga mot i paqëndrueshëm. Në të gjithë territorin parashikohen reshje shiu dhe vranësira të herëpashershme. Në zonat malore priten reshje shiu gjatë pjesës më të madhe të ditës.

Edhe zonat e ulëta do të dominohen nga mot me reshje dhe kthjellime të pakta. Në zonat bregdetare moti do të jetë i ngjashëm, me reshje shiu dhe intervale të shkurtra me diell. Temperatura maksimale do të regjistrohet në Vlorë, Sarandë dhe Shkodër, ku termometri do të kapë vlerën 22 gradë Celsius.

Drejtuesit e mjeteve këshillohen të tregojnë kujdes për shkak të lagështirës në rrugë. /tch/ Shqipëri Lajme Topics: #reshje #dhe #mot

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *